Një person nga fshati Çikatovë e Vjetër, në Gllogoc ka njoftuar policinë se dikush i ka vjedhur lopën.
Rasti ka ndodhur të shtunën, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.
“Viktima mashkull ka njoftuar se nga persona të panjohur gjatë natës i është vjedhur lopa e tij”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti po cilësohet si vjedhje e rëndë.