Një person është arrestuar mbrëmë në Podujevë, pasi që pas shqiptimit të një tikete për mosrespektim të orës policore i njëjti ishte revoltuar dhe ka kanosur zyrtarin policor.
Gjatë transportimit me veturë zyrtare i dyshuari ka vazhduar t’i kanos zyrtarët policorë dhe me këmbë e ka goditur dhe e ka dëmtuar derën e veturës së policisë.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.
Me vendim të tij, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.