Policia ka arrestuar një person në Suharekë, pasi kishte tentuar të kryejë vjedhje në shtëpinë e mërgimtarit që nuk gjendet në Kosovë.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, në rrugën “Bajram Curri” në Suharekë.
I dyshuari ishte fshehur në tavanin e shtëpisë, në të cilën kishte tentuar të kryente vjedhjen.
“I dyshimti J.B i lindur në vitin 1994, është intervistuar dhe ndaj tij është ngritur kallëzim për veprën penale vjedhje e rëndë në tentativë”, ka njoftuar policia.
Policia ka bërë të ditur se shtëpitë e mërgimtarëve kanë qenë shpesh cak i hajnave, pasi janë të pabanuara.
“Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili lëshojë aktvendim për ndalim në afat prej 48 orë. Rasti është nën hetime”, thuhet në njoftim.