Në komunën e Deçanit një qytetare i është drejtuar Policisë së Kosovës duke raportuar se dy vëllezërit e saj kanë sulmuar fizikisht atë.
Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.
Raporti i plotë:
DHUNË NË FAMILJE
Deçan, 01.12.2021-18:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare-motrën e tyre. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.