Rrahen mes vete gjashtë persona në Podujevë

Kronikë e zezë

Rrahen mes vete gjashtë persona në Podujevë

Më: 1 janar 2022 Në ora: 09:57
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Podujevë janë rrahur mes vete gjashtë persona të mitur.

Si pasojë e rrahjes tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.

Ndërsa, në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë

“Rr. Dr, Bajram Krasniqi, Podujevë 31.12.2021 – 09:30. Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, ku si pasojë e rrahjes tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.  Në vendin e ngjarje është konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat