Një grua nga Podujeva ka lënë katër fëmijët e saj tek vëllai dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.
Policia njofton se rasti është raportuar nga vëllai i cili ka bërë të ditur se motra e tij ka lënë fëmijët dhe është larguar ditë më parë.
Policia po heton rastin si “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijëve”.
“Podujevë 02.01.2022 – 01:46. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se ditë më parë, motra e tij e dyshuara f/kosovare ka lënë katër fëmijët e saj tek ai dhe është larguar në drejtim të panjohur. Njësia përkatës policore është duke hetuar rastin”, njofton Policia.