Një person është qëlluar me një plumb nga një person i panjohur mesditën e djeshme në Prishtinë
Sipas Policisë, motivi i rastit ende nuk dihet.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
“Viktima mashkull kosovar është qëlluar me një plumb nga një i dyshuar i panjohur. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Motivi i rastit nuk dihet. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e PK-së.