Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që ishte vetplagosur me armë zjarri në Prishtinë.
Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar dhe i është konfiskuar pistoleta.
“Rr. Holger Petersen, Prishtinë, 24.03.2022 – 22:00. I dyshuar mashkull kosovar, ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që ishte vet-plagosur me armë zjarri.
Pas tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa pistoleta me 17 fishekë është konfiskuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.