Një person është gjetur pa shenja jete të hënën rreth orës 03:00, në Ferizaj.
Sipas raportit të policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Nga familjarët e tij është gjetur pa shenja jete, viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi. Motivet e rastit deri më tani nuk dihen dhe janë duke u hetuar”, thuhet në raport.