Një person sot ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në Zhur të Prizrenit.
Lajmin e ka bërë të ditur Azem Baraliu, nga Policia e Prizrenit.
Baraliu tha se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 7:30, në të cilin janë përfshirë një veturë dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit një person ka ndërruar jetë, ndërsa dy të tjerë janë lënduar”, ka thënë ai.