Policia e Kosovës ka parandaluar sot një rast të kontrabandës në pikë kalimin kufitar Hani i Elezit.
Gjatë kontrollit të automjetit të shtetasit A.M. nga Maqedonia e Veriut, policia ka gjetur 580 gramë ar të fshehur në bagazh, e cila është konfiskuar nga Dogana e Kosovës pasi nuk ishte e deklaruar paraprakisht.
Policia Kufitare e Kosovës në bashkëpunim edhe me autoritetet doganore është e përkushtuar në zbatim të masave për parandalim dhe luftim të paligjshmërisë dhe kontrabandës, si dhe janë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale nga njësitet relevante në terren, thuhet në komunikatë.