Një person nga Ferizaji ka raportuar se tre të dyshuar e kanë futur në veturë dhe e kanë rrahur.
Siç njoftohet ata më pas i kanë marr një shumë parash prej 327 euro dhe pastaj e kanë liruar.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.
“Rr. Vëllezërit Gërvalla, Ferizaj 20.09.2022 - 11:40. Me 21.09.2022 viktima mashkull kosovar ka raportuar se tre të dyshuar meshkuj kosovarë e kanë futur në veturë dhe dërguar në një vend të panjohur dhe e kanë rrahur, ku më pas i kanë marr një shumë parash prej 327 € dhe pastaj e kanë lirua”, thuhet në raportin 24-orësh.
Rasti është në procedurë hetimore.