Me martën në ora 14:30 në rrugën “Ismajl Raka” në Kaçanik, policët e stacionit në Kaçanik kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës J.L. (M/K) i moshës 26 vjeçare.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” me dënim burgimi prej 180 ditëve.
Ndërsa, në ora 21:25 në Pikën Kufitare Hani Elezit është ndaluar e më pas është arrestuar nga policët e stacionit të Hani Elezit personi i kërkuar me urdhëresë të gjykatës XH.L (M/K) i moshës 35 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Kalimi i paautorizuar i kufirit ’’ me dënim burgimi prej 15 ditëve, apo 300 euro.
Pas kompletimit të dokumentacioneve, të njëjtit janë dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.