Një person ka raportuar dje në stacionin policor në Podujevë se nipi i tij i ka vjedhur gjësende.
Siç bën të ditur Policia, i dyshuari ka vjedhur tre ora, një pompë të ujit dhe një lift që shërben për ngritjen e peshave për material ndërtimor.
Teksa dyshohet se i dyshuari është jashtë shtetit.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.