Një shtetas serb u arrestua në Gjilan, pasi që i njëjti u ofroi zyrtarëve policorë 20 euro ryshfet.
Kjo ndodhi kur ai u ndal me kamionin e tij për kontrollim të dokumenteve.
I dyshuari është arrestuar dhe paratë janë konfiskuar si dëshmi për gjykatën.
I njëjti është ndaluar për 48 orë për veprën penale ”Dhënia e ryshfetit”.