Një grua, shtetase e Belgjikës, është sulmuar fizikisht nga një burrë.
Policia njofton se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.
“Fushë Kosovë 23.07.2023-22:00.Viktima femër shtetase Belge ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.”
Policia e Kosovës vazhdimisht bënë thirrje për bashkëpunim dhe raportim.