Një person ka humbur jetën sot si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Poqest të Pejës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 18:10.
“Policia është njoftuar për një vetaksident në Poqest të Pejës. Policia ka dalë në vendngjarje. Personi i lënduar është dërguar në emergjencën e Spitalit rajonal në Pejës, ku vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar”, tha Gashi.
Njësitet përkatëse të policisë ndodhen në vendngjarje për hetimin e shkaqeve të vetaksidentit.