Pas të shtënave me armë zjarri në Badoc të Prishtinës, Policia e Kosovës ka dal në vendin e ngjarjes ku ka hasur në të dyshuarin nga i cili kanë sekuestruar një pistoletë dhe një thikë.
“Po ashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 9 gëzhoja.
I dyshuari gjatë intervistimit e ka pranuar se ka shtënë me armë për argëtim”, thuhet tutje.
Në njoftimin e policisë thuhet se në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.