Dy stalla dhe disa automjete janë përfshirë nga zjarri në Leposaviq, gjatë së martës.
Po ashtu nga flakët janë prekur edhe disa pajisje të automjeteve dhe një shtëpizë e vogël.
Një burrë dhe një grua kanë raportuar se rasti ka ndodhur në rrethana ende të panjohura.
Në ndërkohë zjarri është shuar nga zjarrfikësit, njofton policia.
Njësitë relevante policore janë duke e hetuar rastin.