Një grua është arrestuar pasi ka rrahur burrin me të cilin po bashkëjetonte.
Rasti ka ndodhur në Fushë-Kosovë.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa e dyshuara pas intervistimi është liruar në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë:
DHUNË NË FAMILJE
Fushë Kosovë / 23.06.2024 – 00:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës mashkull kosovar me të cilin kishte qenë duke bashkëjetuar. Viktima si pasoj e dhunës ka pranuar tretman mjekësor, kurse e dyshuara pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.