Aksident në Lipjan, vdiq çiklisti që u godit nga një veturë

Kronikë e zezë

Aksident në Lipjan, vdiq çiklisti që u godit nga një veturë

Më: 1 gusht 2024 Në ora: 10:01
Foto ilustrim

Një çiklist ka vdekur pasi që është aksidnetuar nga një veturë në Magurë të Lipjanit.

“Një mashkull kosovar (çiklist) ka vdekur si pasojë e plagëve të pësuara pasi është goditur nga një veturë që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thekson policia.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës thuhet se është dërguar për obduksion. 

Sipas njoftimit, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat