“Benzi” përfundon në kanal në aksin Vlorë-Fier, plagosen prindërit dhe dy vajzat

Kronikë e zezë

“Benzi” përfundon në kanal në aksin Vlorë-Fier, plagosen prindërit dhe dy vajzat

Më: 6 gusht 2024 Në ora: 00:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në autostradën Vlorë-Fier në afërsi të fshati Akërni.

Nga informacionet paraprake mësohet se një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal në anë të autostradën Vlorë-Fier në afërsi të fshati Akërni.s

Burime bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 4 anëtarë të një familjeje, prindërit dhe dy vajzat e tyre, të cilët janë transportuar me urgjencë në spital.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat