Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një çift, burrë dhe grua, pasi pas një mosmarrëveshje kishin sulmuar fizikisht njëri-tjetrin.
Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovës dhe është cilësuar si “Dhunë në familje”.
“Janë arrestuar një mashkull dhe një femër shtetas shqiptar -bashkëshort pasi që, pas një mosmarrëveshje kanë ofenduar dhe sulmuar fizikisht njëri tjetri.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar PK-ja.