E fshehu armën që e përdori gjatë gushtit, i dyshuari largohet nga Kosova

Kronikë e zezë

E fshehu armën që e përdori gjatë gushtit, i dyshuari largohet nga Kosova

Më: 16 shtator 2024 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Një person ka dorëzuar armën e familjarit të tij të cilën dyshohet se e kishte përdorur i dyshuari më 30 gusht dhe e kishte fshehur.

Sipas policisë, i dyshuari ishte larguar nga Kosova, por ka konfirmuar se do të paraqitet në stacionin policor kurdo që kthehet.

“Me datë 15.09.2024 anëtari i familjes së të dyshuarit kosovar ka dorëzuar një armë zjarri-pistoletë me një karikator,  të cilën dyshohet se e kishte përdorur i dyshuari me datën e cekur dhe të njëjtën e kishte fshehur, e pastaj ishte larguar nga Kosova. I dyshuari ka konfirmuar  të  do të paraqitet në stacionin policor kurdo që kthehet në Kosovë. Rasti në proces hetimi”, thuhet në raportin policor.

Rasti ka ndodhur në Pejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat