Plas sherri në Qendrën Korrektuese në Lipjan, 17-vjeçari e grushton një të mitur tjetër

Kronikë e zezë

Plas sherri në Qendrën Korrektuese në Lipjan, 17-vjeçari e grushton një të mitur tjetër

Më: 4 nëntor 2024 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Përleshjet mes të burgosurve në qendrat korrektuese në vendin tonë nuk janë edhe aq të rralla. Raste të tilla e incidente të tjera, janë goxha të shpeshta, për çka është raportuar në vazhdimësi.

Kështu ka ndodhur edhe së fundmi në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan, ku një i mitur ka rrahur një tjetër pas një konflikti verbal.

Burimet e medias kanë bërë me dije se dy të miturit fillimisht janë kapur mes vete me fjalë e më pas i dyshuari e ka goditur viktimën me grushte.

Posa Policia është njoftuar për rastin, një njësi policore ka intervenuar në vendin e ngjarjes.

Palët kanë dhënë deklaratat e tyre për atë që ka ndodhur dhe pas përfundimit të procedurave të nevojshme, është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat