182 aksidente dhe afro 5 mijë gjoba gjatë janarit në rajonin e Ferizajt

Kronikë e zezë

182 aksidente dhe afro 5 mijë gjoba gjatë janarit në rajonin e Ferizajt

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 12:14
Foto ilustrim

Gjithsej 182 janë raportuar gjatë muajit janar në rajonin e Ferizajt, që përfshin komunat: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit.

Sipas policisë, njëri nga këto aksidente ka qenë me fatalitet ku ka vdekur 1 person, në 70 sosh ka pasur të lënduar, kurse 111 të tjerë janë me dëme material.

“Për krahasim, gjatë muajit janar 2024 ishin raportuar gjithsej 144 aksidente, prej tyre: me lëndime – 47 aksidente,  persona të lënduar – 62, mMe dëme materiale – 97  aksidente”

“Në përgjithësi, numri i aksidenteve gjatë janarit 2025 ka shënuar një rritje prej 26.3% krahasuar me janarin e vitit 2024”.

Policia rajonale e Ferizajt njofton poashtu se gjatë kësaj periudhe ka shqiptuar 4,758 gjoba për kundërvajtje të ndryshme dhe ka hequr 66 patentë shoferë për drejtuesit e automjeteve që kanë kryer shkelje të rënda, ku parashihet masa mbrojtëse e heqjes së patentë shoferit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat