Të enjten në Malishevë policia ka arrestuar një të dyshuar femër kosovare.
Kjo, pasi e njëjta dyshohet se ka sulmuar anëtarët e familjes.
E njëjta dyshohet se është me probleme psikike.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në Spitalin Psikiatrik.