E mitura sulmon njerkën e saj, arrestohet

Kronikë e zezë

E mitura sulmon njerkën e saj, arrestohet

Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 08:45
Foto ilustrim

Një vajzë është arrestuar në fshatin Drenoc të Prishtinës për sulm ndaj njerkës së saj.

Kjo e fundit, tha policia, s’ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Drenoc, Prishtinë  06.02.2025 – 21:00.

Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e mitur, pasi ajo kishte sulmuar njerkën e saj. Viktima ka pësuar lëndime, por nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat