Plagosja në Prishtinë: Pas më shumë se një muaji në arrati, i dyshuari dorëzohet në polici

Kronikë e zezë

Plagosja në Prishtinë: Pas më shumë se një muaji në arrati, i dyshuari dorëzohet në polici

Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 16:06
Foto ilustrim

Shkodran Humolli, i dyshuar për plagosjen e Fatlum Jetullahut, tashmë është në duart e policisë.

Media mëson se ai është dorëzuar tek organet e rendit.

I njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti kishte ndodhur në kryeqytet, më 3 janar në rrugën “Mine Peza” rreth orës 18:50.

Humolli dyshohet se ka kryer vepren penale “Vrasje në tentativë”.

I dyshuari tashmë rrezikon edhe të paraburgoset nga organet e drejtësisë, pasi të mbahet seanca fillestare e gjykimit.

Nuk dihet ende motivi i këtij konflikti mes palëve.

Pas ngjarjes, Shkodran Humolli, kishte arritur që të ikë nga vendi i ngjarjes, derisa pas më shumë se një muaji në arrati i njëjti iu dorëzua policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat