Nën kërcënimin e thikës ia grabiti paratë një personi në një market në Fushë Kosovë, rasti po hetohet

Kronikë e zezë

Nën kërcënimin e thikës ia grabiti paratë një personi në një market në Fushë Kosovë, rasti po hetohet

Më: 12 mars 2025 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

Një i dyshuari nën kërcënimin e thikës i ka grabitur një shumë parash dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 19:22 në rrugën “Shefki Kuleta”, në Fushë Kosovë.

Tutje thuhet se policia ka dalë në vendngjarje dhe është duke e hetuar rastin.

“Raportohet se në një market, një person i dyshuar nën kërcënimin e thikës viktimës f/k i ka grabitur një shumë parash dhe është larguar në drejtim të panjohur. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat