Sulmoi fizikisht një polic, arrestohet i dyshuari – kishte dy urdhër arreste të lëshuara nga gjykata

Kronikë e zezë

Sulmoi fizikisht një polic, arrestohet i dyshuari – kishte dy urdhër arreste të lëshuara nga gjykata

Më: 12 mars 2025 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Një zyrtar policor derisa ka qenë me kolegët  e tij në kryerje të detyrës zyrtare është sulmuar fizikisht nga një person derisa ishin duke i bërë verifikimin pasi që i njëjti figuronte në listën e personave të kërkuar.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën në rrugën “5 Maji”, në Prizren.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në vuajtje të dënimit pasi që kishte dy urdhër arreste aktive lëshuar nga Gjykata.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat