Polici në Prizren sulmohet nga një i dyshuar që kishte dy urdhërarreste

Kronikë e zezë

Polici në Prizren sulmohet nga një i dyshuar që kishte dy urdhërarreste

Më: 12 mars 2025 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Një rast i sulmit ndaj personit zyrtar është raportuar në Prizren.

Atje, një polic është sulmuar pasi kishte ndaluar një person që kishte dy urdhër arreste aktive.

Njoftimi:

Sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare

Rr. 5 Maji, Prizren / 11.03.2025 – NN. Një zyrtar policor mashkull kosovar derisa ka qenë me kolegët e tij në kryerje të detyrës zyrtare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar derisa ishin duke i bërë verifikimin pasi që i njëjti figuronte në listën e personave të kërkuar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në vuajtje dënimi pasi që kishte dy urdhër arreste aktive lëshuar nga Gjykata. Viktima ka pranuar tretman mjekësor .

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat