Gjendet i vdekur një person në fshatin Bërnjak të Zubin Potokut

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur një person në fshatin Bërnjak të Zubin Potokut

Më: 12 mars 2025 Në ora: 16:11
Foto ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Bërnjak të Zubin Potokut.

Policia thotë se sipas hetimeve fillestare dyshohet se i njëjti ka bërë vetëvrasje, pasi në afërsi të trupit të tij është gjetur një revole.

“Me datën 12.03.2025 rreth orës 13:00 Policia është njoftuar se një person dyshohet se është pa shenja jete në fshatin Bërnjak të Zubin Potokut. Njësitë relevante policore së bashku me stafin mjekësor kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në viktimën Z.P 57 vjeç që ndodhej i shtrirë në pushimoren (vikendicën) e tij, ndërsa në afërsi të tij është gjetur një revole që sipas hetimeve fillestare dyshohet se ka bërë vetëvrasje. Ekipi mjekësor ka konstatuar se personi është pa shenja jete.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi i pa jetë me urdhër të Prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion“, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat