Aksident trafiku në Strellc të Deçanit, lëndohen katër persona

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Strellc të Deçanit, lëndohen katër persona

Më: 13 mars 2025 Në ora: 18:08
Foto ilustrim

Një aksident mes dy automjeteve u regjistrua sot në fshatin Strellc të Deçanit.

Si pasojë janë lënduar katër persona, e të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kuptuar shkaqet e aksidentit”, tha tutje Gashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat