Digjet një vilë në Brezovicë

Kronikë e zezë

Digjet një vilë në Brezovicë

Më: 16 mars 2025 Në ora: 21:37
Foto ilustrim

Një vilë është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme në Brezovicë.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë Policia e Kosovës.

Zëdhënësi për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli se nuk ka persona të lënduar.

“Sot rreth orës 15:11 kemi pranuar një informatë se në zonën e Brezovicës ka shpërthyer një zjarr, i cili ka përfshirë një vilë dhe një objekt banimi. Lidhur me zjarrin, është njoftuar Njësia e Zjarrfikësve, ndërsa një patrullë policore ka dal menjeher në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për lëndime në njerëz”, ka thënë Veseli për klankosova.

Ditëve të fundit, Kosova po përballet me shumë vatra të zjarrit.

Nga këto edhe shumë qytetarë po ndihen të rrezikuar për vetën dhe pronat e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat