Më pyet për gjithçka,
se çfarë ka ndodhur me mua,
pse më kanë rilindur shpresat
e humbas pas këngës së zogjve
e dëgjoj melodinë e erës,
zërat e të parëve ardhur me të,
shoh njerëzit që më buzëqeshin,
qesh edhe vetë heshturazi,
miqtë e vërtetë i kam pranë kudo.
Koha nuk më mposhti dot,
ndihem e mbrojtur prej syrit të keq
e përshtatem shpejt me ndryshimin e gjërave.
Është dimër,por bën si pranverë,
lulet kanë riçelur sërisht,
ndaj më pyet për dëlirësinë e tyre e timen
që më buron prej shpirtit,
dielli i dashurisë ngroh në zemrën time,
ndaj më pyet pa frikë për çfarë do të dish.
Eja!
Në mesnatë...
Vij në ballon e ëndrrave të tua,
si Hirushja
e kërcejmë të dy valsin tonë
deri në mëngjes.
Pastaj pa zbardhur,largohem
e këpucën time ta lë si dhuratë.
Eja të më gjesh!
E pakuptimtë...
Prej ëndrrave të natës
lindin çdo mëngjes
ujëvara idesh për ty
që zgjimi të jetë plot jetë.
Ti ndalesh,si çdo ditë
me ngarkesën e dritës
se dielli shkëlqen në qiellin tënd
si bekim i së nesërmes
e dashuria e vërtetë të prinë
rrugëve të egra
ku ecën këmbëzbathur,
pa frikë.
Dhimbja nuk të bën më përshtypje,
të duket e pakuptimtë
t'i japësh rëndësi vuajtjes
asaj që të lëndon.
E pse u dashka të trembesh,
kur frika është diçka e zakonshme?!
Eja!
Në mesnatë...
Vij në ballon e ëndrrave të tua,
si Hirushja
e kërcejmë të dy valsin tonë
deri në mëngjes.
Pastaj pa zbardhur,largohem
e këpucën time ta lë si dhuratë.
Eja të më gjesh!