Dashuria për nënën
Nënë,
fjala më e bukur
që ekziston në këtë botë
E cila me madhështinë e saj
më ndjek pas kudo që të shkoj
Dashuria që ajo më fal
është e madhe sa vetë jeta
Një dashuri pa kushte
dhe e pazëvendësueshme
E cila buron si një oqean i pashtershëm
dhe lartësohet në mijra dete
Duke u shpërndarë valëvalë në shpirtin tim
Nektarin e ëmbël të kësaj dashurie e kam ndierë
që në çastet e para të jetës
Tek sa me dorën e ngrohtë
më mbulonte me ledhatime
dhe përkëdhelje të ëmbla
Dhe më pas më ushqente
me mjaltëzimin e bekuar
të gjirit të saj plot jetë
Ndërsa kur fillova të hidhja hapat e parë
shqiptova tingujt më të shenjtë të fjalës nënë
Gjatë rrugtimit jetësor
më tregoi se çfarë është e mire
dhe çfarë është e keqe
Çfarë është e drejtë dhe e padrejtë
Gjithashtu me dashurinë që më dhuroi
më mësoi se si Të dua familjen
të afërmit, shoqërinë, vendlindjen,
si dhe çdo gjë të mirë që zoti ka krijuar
Kjo dashuri po rritej bashkë me mua
dhe po forcohej gjithnjë e më shumë
Ajo është pranë meje
edhe kur dallgët me fuqinë e tyre
të përplasin në greminë
Por fuqia e saj të bën që të ringrihesh përsëri
Edhe kur ndodhem në fund të një tuneli të errët
dhe kur fuqitë më kanë shterruar
pranë meje shfaqet prania e saj madhështore
Dhe më mbron si një zanë mali,
duke më afruar pranë vetes
Pasi dashuria e nënës mposht çdo dhimbje
Fuqia e dashurisë rrezaton plot dritë
duke larguar çdo trishtim
Vështrimi i saj flet ëmbël
qoftë edhe me një shikim
Si dhe të shëron shpirtin
me një përqafim të ngrohtë
Ndonjëherë kur s’ta dëgjoj zërin
dhe ke shkuar diku,
çdo gjë më duket e zbrazët, pa jetë
As një send nuk ka më vlerë
Por kur ti vjen befas
dëgjoj disa hapa që trokasin butësisht
Si dhe ndiej frymëmarrjen tënde magjike
që më thotë do të jetoj bashkë me ty
Nëna është ajo që ka sakrifikuar
aq shumë për mua dhe familjen time
duke dhënë jetë nga jeta e saj
Prandaj dashuria për të do të jetojë
si një sinfoni hyjnore
dhe do të zgjasë përjetësisht.