Të fundit janë ëndrrat
që ia vrasin kujtimet poetit
Çdo ditë nga pak të dy të dehem
Nën tingujt e simfonive titanikiane
Asnjë dritë nuk e le në të shkëlqej
Në Lum të Podrimjes janë nisë
Drejt rebelimit të detit
më u ba piratë
Sa heronjë të fjalës
erdhën pas teje Azem
Secili pi nga një gotë
e dy dashuri qka të marra
Askush nuk dehet përpos meje poet
Bota rreth nesh më bën të krisur
Më mban gjallë fjala shkreliane
E di një fjalë prej guri
Dhe ngitëm ta shuaj etjen
Krojeve të vashave që t'u bënë
Çlirimtare të shpirtit
Sa shumë jetova si i marrë
Më mirë të isha djall
Mos t'i dëgjoj lutësit e marrëzisë
As ata që thonë sa të duam
Kah fundi i botës së poetit po ikim
Me kalorësit e fundit të Çakorrit ku shkohet
Çakorri është gjaku im që nuk falët
Sot nuk është koha për dashuri
Derisa atdheu më ikën nën këmbë.
EPITAF PA VARR
-Çakorrit, plagës së pashëruar
A vdiq koha ime
Ndoshta vdiqa unë
Apo mu mbyll Porta e Purgatorit
E pitafin cilit varr t`ia shkruaj
Lapidarët s`mund t`i takoj
Im Zot peng ferri mbeta
Për tu bërë kolorës i dy vdekjeve
Tokës sime të vëjë
I mungojnë lindjet dhe vdekjet e njëjta
Çlirimtarët kanë mbetur heronjë betejash
S`kanë jetë të vdesin sërish
Asgjë s`dinë për lirinë
Si nuk u bëra edhe unë djall
Të jetoji dilavetë Çakorrit
Në ferr e kam ma mirë
Jo Çakorriim.
MË U RRITË NË YLLIN E DAVIDIT
Ç'mu ba dritë Nata e Abrahamit
Kur tokën e shkëla me këmbët e engjëjve
Në ëndërr e kisha lënë takimin me Ernen
Nëna ia kishte pikturue djepit Yllin e Davidit
Sytë ç`mu çelën kur thithagji zanash
Në lot gëzimi më pagëzuan Agim
Fytas me ferrin i kujtova shekujt e mallkimit
Mbi kokë më shkëlqente drita e diellit
Perandorët u sjellën e ç'mu pështjellen pranë
Vendosën rregullsē janë të pa mposhturit
Orët e liga çdo çast i mbretëronin heshtjet
S'e besoja takimin e perëndive që s'ekzistonte
Nuk e di si më erdhi tē bëhem çlirimtar
Tani kur perandorët e thyen qafën në ikje
I kujtoj fytyrat e engjëjve që ma sjellin nënën
Pranë portës së hapur ku më ndezet drita e jetës
Heronjt a ka kush t'i mbron nga syri i keq
A janë ngrohur në Natën e Zjarreve prekaziane
Cilët perandorë i zhdukën nga faqja e dheut
Dhe sërish do të lindin heronjët e mi
Këtë tokë e rritin engjëjt e ozonit
E mbrojnë çlirimtarët me zemër
E bëjnë të lumtur buzëqeshjet e nënave
I falin dashuri veç heroinat e lirisë.
E lexuar nëTakimet poetike për Fishtën
5 qershor 2021 Llapushnik AGIM DESKU