Sot vendi ynë ka humbur një njeri më vlera të larta.
Ka ndërruar jetë aktori i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Enver Kaçaniku.
Ai në mesin e shumë shfaqjeve teatrale në të cilat mori pjesë, është njohur për rolet e tij në filmat “Migjeni” dhe “Si të vdiset”.
Ne u shprehim ngushëllime, familjes dhe kolegëve për këtë humbje.
Aktorin Enver Kaçaniku dhe veprimtarinë e tij do ta kujtojmë dhe vlerësojmë gjithmonë.