- Një ditë jave, në mëngjes,usta Hysa, një ndër mekanikët më të mirë në tregun e punës, në Tiranë, trokiti në derën e zyres së punëdhënësit. Kur brava elekrike u hap, mori guximin dhe hyri brënda. Pronari u habit kur e pa . Mbi dhjetë vite punë Hysa nuk e kishte shqetësuar asnjëherë.I bëri me shenjë të ulej te kolltuqet. U ngrit nga karrikja, dhe sipas modes në epidemi, tokën grushtat e miqësisë.
- Do ta lagim gojën me diçka, përpara se të dëgjoj, -i thotë Hyses, dhe shkoi te frigoriferi i madh përballë.
Gjatë kohës , që po pergatiste një koktej, i tregoi Hyses ,pse nuk ka rritje page. Pronari e bëri qeverinë pleh, për rritje taksash, tatimesh, gjoba të vëna kot, sa Hysës po i dhimbej e mjeri pronar!?
I bëne disa përshendetje, duke tokur gotat. Dhanë informacione të shkutra për shendetet familjare, kur pronari iu drejtua Hyses:” Ç’e mirë të solli në zyrën time?”
Hysa, me zë të pakët, i tregoi, se familjarisht do të shkonte të punonte për tre muaj në Greqi. Nga pyetjet, e përgjigje, doli se atë veprim po e bënte, për të rregulluar gjendejn financiare të familjes, se paga atje është mbi pesëfish sa sa në Shqipëri. Në fund i kërkoi një nderë. Kur të kthehej, ta rimerrte në punë nga njohja e gjatë.
- Keni ndonjë pengesë në kufi , për të shkuar, per të punuar sezonal ne Greqi ?- e pyeti Hysen me kërsheri.
- Jo. Pronari dërgon listën në kufi, sipas të dhënave që dergojmë ne. Autobuzat e linjes na dergojnë deri në vend.
- Për masat anti covit , çfarë dokomuntacioni u kërkojnë?
- Nuk na kërkojnë asnjë dokument gjatë rrugës. Kur të shkojmë në destinacion ,do të na bëjnë testet për këte qëllim, - ia ktheu Hysa drejtë e drejtë.
Pas këtij informacioni pronari u ngrit në këmbë, me të mbush mendjen se e pickoi garpri helmues. E shau qeverinë Greke, me keq se atë Shqiptare. Hysa nuk po i besonte as syve, e as veshëve. Dikur , pronari, u mundua të shpjegojë mllefin e tij ndaj qeverive respektive. Doli ,se ai, ka parapaguar pesëmijë euro, për një vile, diku në ishujt e Greqisë, për të pushuar një muaj familjarisht. Greqia i ka kërkuar shumë dokumenta anticovid ,për të paraqitur secili individ në kufi. Sipas punëdhënësit, poshtërsia e qeverisë Greke qendronte, se i kërkonte më shumë letra atij, se punëmarrësit të vet.
- Ti shkon për qejfë në plazhë, në shkojmë për të vjelur prodhimet bujqësore arave të Greqisë, - u mundua ta qetësojë Hysa.
- Unë u dërgoj valutë, ndërsa t’i merr valutë nga ata dhe e sjell në Shqipëri. E kupton ndryshimin?
- Pak po të kuptoj. Me sa duket unë bëj punë më të mirë se ti për këtë vend, - ia ktheu Hysa krejtë qetë.
- Eshtë vetëm paradhënie shifra, që të thashë më përpara. Deshirat familjare më kushtojnë shumë, se gruan, e fëmijët i kam të llastuar.
- Qejfi paguhet. Më duket se e shave pa të drejtë Qeverinë Shqitare, për të justifikuar, se pse nuk ma ke ngrejtë pagën gjatë këtyre dhjetë viteve pune, - ia tha troç Hysa.
- Ngritjen e pagës e mbyllëm. Unë kam shqetësim, të bëj pushimet familjare,- foli i përskuqur punëdhënësi.
- Ta kryej unë këtë shqetësim, - u mburravec Hysa.
- E si ?
- Krejtë kollaj .Me jep emrat dhe numrat e pasaportave, të atyre që do të kalosh pushimet. Unë ia dergoj pronarin grek për miratim. Si familja ime edhe e juaj hyjmë lirshëm në kufi. U bë.
- Do ta bisedoj me bashkëshorten ,për variantin që më sugjeron.
- Ky variant e ka një kleçkë, të cilën e marr përsipër ta zgjidh, -erdhi në formë usta Hysa. Në autobus nuk mund të hipesh me rrobat që ke veshur , se nuk u lë shije të mirë doganjerëve grekë, se po shkon për punë.
- Unë nuk kam rroba që veshin punëtorët.
- E di mirë, prandaj e mora përsipër ta zgjidh.
- E si e zgjidh?
- Do u japim rrobat tona , për të kaluar kufirin.
- Kujton ti se ajo derdimenia ime do të pranoje të veshë rrobat e gruas tënde?
- Atë di ti .Unë kaq mundësi kam për të ndihmuar.Një sygjerim po ta jap. Nuk e gjen gjë nusen tëndë, përpara se të shkojmë në kufirin Grek ,të veshe rrobat e nuses sime të lara për merak. Me të kaluar kufirin, i heq menjëherë.
- Sa kërkon për këtë punë?
- Dua të m’i kthesh rrobat , se më duhen të shkoj në punë! Nuk të kërkoj as qera, as shtesë page, e as të ma ruash vendin e punës !
- Mirë ma bëre!- dhe pronrai krojti kokën e rruar me brisk.-Për duarartët si ti ka shumë nevojë ky vend. Për të mos shkuar në emigracion, do të jap edhe unë ofertat e mija. E para, më fal , se nuk e di sa e ke pqagën, por nga ky muaj ajo dyfishohet! E dyta, të ftoj të vish familjarisht për një muaj, për pushime, te vila që unë kam prenotuar, me të gjitha shpenzimet e mija.
- Mos janë shumë,se jam vetë i pesti ?- e pyeti Hysa me sinqeritet.
- Jo.- dhe pronari i buzëqeshi me mirësi.- Vetëm me mirëmbajtjen e makinave tona, ti i stërnxjerr shpenzimet tuaja.
- Pra për punë të marrësh?
- Jo.Do të vish familjarisht vetëm për pushime. E di mjeshtërinë, dhe përkushtim tënd për punen , prej shumë vitesh. Sa herë më kë thënë, shefo ma bjer autoveturen në ofiçine, se e dëgjoj një zhurmë që nuk më pëlqen. Nuk ke parë orarë, për të më ruajtur kokën . Ketë ves të mirë nuk kam deshire t’ua heq, ndonëse të ftoj me deshirë vetëm për pushime familjare. Këshillohu me gruan dhe më kthe përgjigje!
- E vendosa! Do të bëhet si thoni ju! Si nuk u konsultuat ju me gruan ,për mirësinë që më afrove, edhe unë nuk e kam ndermend të konsultohem me gruan time, se lajme të tilla, të gëzueshëm pak kam dërguar në shtëpi këto kohët e fundit,- me sy të vësuar usta Hysa toku grushet e ndarjes me pronarin.
- Ma bëre qejfin!- dhe Hyses, iu duk se pronari hoqi nga gjoksi një lëngim të madh.
Fatmir Lohja
Tiranë , më 07.07.2021