Sonte siç me lidhët si lak rreth qafe
Si kullë ëndrrash me qerpiç
I rëndë ky dyshim
Në orët e kësaj nate
Futë e zezë, pa gjumë, trishtim.
Mërmërimë e mëngjesit
Rreth autobusit ulën hijet e qirinjve
Krah korbash sillen rreth bregut te detit.
E Brenda vetes dëgjoj tundjet e tërmetit.
Yjet korrin shkëmbinjtë e zhveshur
Mjegulla nga zalli gjëmon.
I lagur rrokulliset dielli i mëngjesit
Nga qafa e malit në rrënojë.
Tragjedija pabesisht i përbiu gërnaçat
Gëzohet gjakprishuri që i ofendoi
Mërgimtarët lulët e shpresës.
Këtu në këtë mëngjes ju këputën rrugët e jetës.
Sot i ke dhjetë me pak që të të urrejnë
Se ata patën dashuri me u kthye nga mërgimi
I djegi malli si hekurinë në furrën e nxehtë
Vdekja pabesisht shtegun ua mbylli.
Ishin të malluar për aromën e djersës së prindërve.
Dy vite pa ua prekur as faqen, as ballin.
Shumë ëndrra thurën deri te kjo nisje
Çuditërisht u hapën retë e gjëmoi tufani.
Shpirtërat ua përpiu autobusi që vrapin ndali
Rruga e këputur në dysh.
Feneri i shpirtërave u derdh në vesëm e barit
Malli e dhembja e dashuria u bënë lumë
Ku të marrim forcën gropa -gropa me rrebesh
Se sot veç Valon gjakprishuri e bën festë.