Me rastin e daljes në pension Bashkmi shtroi një darkë. U bëmë rreth njëzet çifte.Na bashkoi shokët e; fëmijërisë: fakultetit ; punës:….. Kinse, në emër të traditës, na rreshtoi në tavolinë burrat në një krah, e gratë përballë. Në bri mua më rastisi një korçarë.Po takoheshim për herë te parë. Ha, e pi, nisëm ta ndërronin ndonjë llaf. Nuk e kuptoja se për cfarë me pyeste, se fliste në dialek korçarë.Ia kujtova disa herë.Jetojmë në Tiranë. Jam nga veriu, dhe po e kam të veshtirë për ta marrë vesh .
Nuk e di ti !- më pyetiI merzitur.- Në korçarët nuk e ndërrojmë dialektin tonë të bukur.
Pse e ruani në Korçë,me njëri-tjetrin , mirë bëni. Në Tiranë duhet të përshtateni me gjuhen letrare, nëse kërkon të komunikosh me njerëzit!- e lëshova këshillën , i bindur se nuk do të zinte vend në kaplloqen e Vaskes.
Ngrita disa dolli me të tjerët, për t’u shkëputur nga biseda me korçarin. Më tërhiqte për mëngët, se do të më tregonte diçka të rëndësishme.
E bre Vaskë, çfarë do të thuaç ,por shkurt!- i kthehem me ton.
Ku ma di ti emrin tim.
Gjysmën e meshkujve në Korçë i thërrasin Vaskë . Po më thua disa herë, se je korçarë njëzetekatër karat . Edhe t’i nuk ke ku shmagesh,- i kthehem duke qeshur, për suksesin tim.
Nusja ime është bije nga qyteti ku jeni rritur ju. Eshtë çupa e Barjamit.
Nuk njoh ndonjë Barjam në qytetin tim,- ia kthej shkurt, ndonëse m’I ndezi gacat , për ta ditur se për ke fliste.- Ka ke ken, këto kohë, që nuk na ka takuar Bashkimi?- e pyes në dialekt.
Udhëro, bre!?
Ka ke ken?
Nuse, merru vesh më këtë bashkëqytetarin tënd, që më bën ka- ka, e ki -ki!- i drejtohet të shoqes përballë.
Titi! Pse ma ngacmon burrin?- më drejtohet me emër e shoqja.
Vajza e kujt e je?
Jam vajza e Bajram Drizes.
Je motra e Lulit dhe e Gonit ? Mesa mbaj mend jeni tri motra.
Jam e vogla.
Si e ke emrin?
Bukurije, por në qytetin tonë më keni thirrrur për shkurt Bukra.Nuk më mban mend?
Ke qenë e vogël.
Nusja e jote më tregoi, se është më e vogël se unë.
Sa vite keni martesë?
Kemi mbi tridhjetë vite .
Në ato kohë edhe unë e kam quajtur veten të vogël .Bukurije! Gjatë kësaj kohe nuk I ke treguar bashkëshortit , se nga Ura e Matit e deri në Fush Kosovë, nuk e gjen për be një Barjam! Eshtë festë fetare:” Fitër Bajrami. Bajram Kurbani.” pra edhe burrat emërtohen Bajram.
Të marrtë mira! Nuk paske ndryshuar fare,- më drejtohet Bukra duke qeshur më të madhe, sa terhoqi vemëndjen e të tjerëve rreth tavolinës.
Çupkë e Barjamit, pse qesh bre?- i drejtohet Vaska të shoqes.
Përkthe I- i them Bukres, me që ma kërkoi me shikim.
Nuk ka bërë ka-ka, e ki-ki, por të ka pyetur, nga ke ken, pra nga ke qënë, qe nuk ju ka takuar Bashkimi më përpara? Të ka thënë se nuk e njeh babin tim, ndonëse Titi është bashkëmoshatarë me Lulin. E ke emërtuar Barjam. Në veri nuk e përdor askush këtë emër.
Babit yt e pranon ta thërras Barjam, po ky ç’do, bre?
Zoti Bajram e pranon, se të ka rrangull,- e sqaroj buzagaz.
Pse më fyen, bre? Edhe rrangall më bërë?- me pyet Vaska me ton.
Eshtë me ull në fund, e jo me all.
Nuk po të fyen. Babai im të respekton se të ka dhëndërr.
Dhëndër e rrangull më duket shumë larg,- dhe Vaska shihte në mënyrë habitore.
Eshtë më pranë se shalqini me imunikun, gardhiropi me dollapin, furkulica me pirunin,….- i rri gati.
Ç’je ti ,që di të llafosesh edhe korçarshe?
Ta kam thënë disa herë, se Titi është shkrimtar i humorit, -e sqaron Bashkimi- Vasken, për të ulur gjakrat.
Këtë ngjarje do ta shkruash?- me pyet Vaska i shqetësuar.
Me siguri të plotë do ta shkruaj. Siç e vure re edhe tavolina qeshi me humorin tona,- e turbulloj fare.
Me emra do të na veç?- me pyet i shqetësuar.
Vaskën nuk do ta ndërroj, se ke anonanimitet të plotë.Sa Vaska ka Korça si muhamedan, edhe kaurrë, aq të mira qofshin. E bre, e kam gabim?
Jo.
Edhe Bajramin do ta lë siç është. Për t’i ruajtur anonanimitetin familjar, do t’i ndërroj mbiemrin dhe emrat e fëmijëve të tij. Edhe nga ne nuk ka pak Bajramë , - me mua qeshi e tërë tavolina, kur shihnin shqetësimin e Vaskës.
Në atë ndenjë e kaluam shumë mirë. Sot Vasken e kam mik. E respektoj, edhe pse vazhdon të komunikojë më mua në dialektin korçarë. E kam detyrim ,se është rrangulli i shokëve të mi.