Po mundohem t ‘vargoj dy fjalë
Rimën tënde ta kopjojë
Do të kujtoj sa t ‘jem gjallë
Sa t ‘kam frymë dhe t ´ jetoj
S´ka lind kush që ty të ngjajë
Vargun tënd ta sjell në letër
As poet e as vjershëtarë
Këngët tuaja si këndon tjetër
Mbete ajka e kombit tonë
Mbi poet n ‘veprën kombëtare
Mbret i artit i gjuhës sonë
Gjuhës Zotit gjuhës amtare
Kush këndoj më bukur se Fishta
Gjuhës shqipe më rrënjë e majë
Ku ka gjuhë si Gegërishtja
Kur gjuhët e tjera vinë prej sajë
Oso Kukën kur këndoje
Ne na dukej se e shohim t ‘gjallë
Mriz të Zanave kur lexoje
Mijëra herë na shtonte mall
Sa të shkonte, zhguni i Hirësisë
O gjiganti jonë kombëtar
Engjëll i gjallë i perëndisë
Përjetësisht ngele në altar
Të mohuan dhe të shanë
Kastë përbindësh komunist
Edhe eshtrat ti shpërndanë
Proletar e socialist
As në varr s´të lanë të qetë
Eshtrat tuaja ti hodhën në lumë
Shenjë as varr të mos mbetë
Ngase kombi të donte shumë
Vranë Priftërinj e dogjën kisha
Kjo farë sllave e Rusisë
Dhunuan kombin sikur bisha
I sollën zinë krejt Shqipërisë
Kur shohë unë tënden shtëpi
Më shkojnë lotët, filloj të qajë
Si s´ta ndreqen atë çati
Të shuaj mall e mos t ‘rri në vajë
T ´vij ta shoh e ta prekë pragun
T ‘ledhatoj qoshet e shtëpisë
E me mall ta presë agun
Që, këtu jetoj, Ati i Hirësisë
S’mpaku këtë të ta bëjnë
O Homeri i Kombit tonë
Do t ´më ndrisnin këta dy sy
Do t ‘fluturoj si shqiponjë
E, po s’deshët, ”s´patet mundësi”
Shtet i kalbur socialist
Do të bërtas sa kam fuçi
O, ju të mjerë, o komunist.