Tahsin Jonuzi e libri “Topografia dhe rrjeta e rrugëve të Shqipnisë në kohët e vjetra”

Kultura

Tahsin Jonuzi e libri “Topografia dhe rrjeta e rrugëve të Shqipnisë në kohët e vjetra”

Nga: Vilhelme Haxhiraj Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 20:23
Tahsin Jonuzi

Përurimin e këtijdisertacioni shkencor, punuar dhe paraqitur pranë katedrës akademike të Univ. “Leopoldina Franciske”, në Innsbruck të Austrisë,85 vite më parë, nga filozofi vlonjat Tahsin Musa Jonuzi, do ta quaja një homazh jo vetëm mirënjohjeje dhevlerësimi për autorin, por kujtesë nderimi për gjithë ata shqiptarë që përfunduan në kampet nazizte të shfarosjes, Mathauzen apo Aushvic. Sot libri “Topografia dhe rrjeti rrugor i Shqipnis në kohët e vjetra” shërben si rilindje e një familjeje fisnike, e cila rrugën e vështirë të biznesit me Venecian e ka filluar me tregtarin e mirënjohur Musa Jonuzi,tejet i njohur pasi lexohej nga qytetarët sa herë shijonin kafenë, si në gëzime dhe në hidhërime. Gojarti popull thotë: “Bëmë o baba, të të ngjaj!”,ose“Fisniku, nëse nuk bën djalën, do të thotë fjalën!”Gjenealogjikisht në këtë rast është e vërtetë. I biri Musait, Tahsini, jo vetëm la dy trashëgimtarë djem, Mentori dhe Nestori, por ka lënë edhe fjalën, ku ka shprehur mendimin etij filozofik. Në gjurmët ebabait ecën edhe djemtë, veçanërisht Nestori, një piktor tejet i talentuar, i cili në 50 vitet e fundit, është përfaqësuesi më i denjë i fisnikërisë në artet figurative, sot “Piktor i Popullit”

       E nderuar familja Jonuzi, miq e të ftuar, pse vallë është mohuar dhe anashkaluar ky shqiptar i vlerave intelektuale, ky studiues që çeli rrugën e topografisë shqiptare?!

Bota nuk i ka heronjtë, por i krijon, kurse ne i kemi dhe i varrosim duke i mbuluar me pluhurin e harresës. Si shembull mohimi po sjell në këtë podium vlerash Dr. e shkencave filozofike,Tahsin Jonuzi, një intelektual i shquar, lauruar në Innsburck të Austrisë, ku ka mbrojtur doktoraturën në filozofi, iharruar me paramendim nga tre regjime (Zogu,diktaturakomuniste dhenga qeveritë e 30 vitevetranzicioni të tejzgjatur).Akademikët tanë të diplomuar në Austri, nuk kishin dëgjuar për këtë shqiptar mendjendritur, pasi ishte i pari shqiptar që hulumtoi për truallin arbëror?Ivetmi që ka ngjallurinteres për botimin enjë pjese të dorëshkrimit shkencor ka qenë Prof.Çabej por diktatura e ndaloi botimin e tij, se Tahsini ishte “armik” i klasës në fuqi. Po kështu edhe i biri, Nestori, mjaft i talentuar, pas diplomimit, e emëruan si bojaxhi në NTAN.

Shpikja e madhe e komunizmit, Lufta e Klasave, më e egra që ka njohur bota, itrajtuan si tradhëtar dhe antikombëtar gjithë fisnikëte arsimuar në universitetet perëndimore. Ishte diktatura komuniste që e varfëroi kombin duke zhdukur palcën dhe trurin e kombit (fisnikërinë me inteligjencën me kulturë perëndimore).

Tahsini me 1265 shqiptarë, u intrenuan në kampet e përqëndrimit në Gjermani. Pas mbytjes me gaz në krematoiume, 800 nga këta shqiptarë pa një varr, partia -shtetsolli vetëm kutitë me baltë gjermane dhe i quajti dëshmorë të atdheut. Kurse 465 fisnikë shqiptarë, të arsimuar në perëndim, në një moshë me Tahsin Jonuzin, si Skënder Vrana, Bejkosala, Musa Qemali me të birin etj, u quajtën viktima të luftës.           Edhe pushtuesit, në kohë paqeje, erdhën dhe i morën eshtrat e ushtarëve të rënë dhe i rivarrosën me nderimet e duhura, kurse pushteti komunist u mohoi të drejtën e një varri në tokën mëmë, si pa atdhe.

Le të ndalemi te risitë e autorit. Libri i Tahsin Jonuzit flet për shpërndarjen e rrjetit rrugor, qendrave të banuara, rrjetit ujor tejet të pasur të këtij kombi të lashtë. Tahsini ishte 25 vjeç, kur mbrojti doktoraturën, solli një risi në fushën e hartografi-topografisë. Ai njihet si studiuesi i parë shkencor që u mor me topografi.Ndoshta i ndikuarnga kultura gjermanike dhe vendimet e Kongresit të Berlinit, që Shqipëri të ngelej vetëm bregdeti perëndimor, autori është përqëndruar në hartën londineze.

Pse kjo temë u trajtua si temë filozofike dhe u aprovua nga katedra e filozofisë?

    1-Rrugëtose rrjetin urbanistik të vendit tonë në antikitetit që paraqet autori janë rrugët e jetës që lidhin epokate mëdha historike që fillojnë me epokën e hershme të gurit (paleolitin), vazhdojnë me neolitin, me mesjetën derinë kohën e re.

   2- Pozicionimi, shpërndarja, emërtimet e vendbanimeve të lashta, që sot kanë vlerën e faktve toponimike vlejnë si dëshmi e vazhdimësisë së jetës.

    3-Sipaspozitës gjeografike të maleve, kodrave, fushave, lumenjve, liqeneve apo kënetave, epokave të njohjes për herë të parë nga albanologët, si, (arkeologë, mbishkrime, paleontologë), autori ka bërë jo vetëm lidhjen mes epokave, por dhe krahinave gjeografike si dhe fiseve pellazgo-iliro-arbëre.

 4- Ka hulumtuar mjaft autorë të huaj që nga antikiteti deri në ditët që ai jetoi. Përmes perifrazimeve të studiuesve si, Pauzania, Ptolemeu, Skylaksi,Polibi, Çezari, Hahni, Karl Patch, Straboni, Ciceroni, Plini Plaku, Apiani, Jireçek, Thallozi, Stefan Bizantini, Ana Komnena, Livius, Ipen, Prashniker,Leake(Leik)etj, sjellë për lexuesin një pamje panoramike të Shqipërisë antike. 

    5-Ka shumë për të folur rreth librit, por vlera kryesore e tij qëndron se është i pari studiues topografik në vendin tonë që paraqitet me një punim shkencor serioz.

Dy fjalë për bashkëpunëtorët:Librit do t’i rritej më shumë vlera:

   *Nëse bashkë me përkthimin do të ishte dorëshkrimi origjinal në gjermanisht.

   *Fjalët e autorit në fletëpalosjen e ballinës së parë kanë më shumë vlerë, ndaj duhet të vendoseshin si hyrje në studim, pasi aty është cekur pozita gjeografike, periudhat historike, pushtimete njëpasnjëshme.

*Duhet të përfshiheshin trojet etnike dhe qytetet antike me vazhdimësi jete, si Kanina. Autori e zë në gojë Thronionin, por pa e sqaruar se cila qendër urbane ishte, kurPauzania flet gjerësisht për Thronionin, emri i lashtë i Kaninës që merret nga hisoriografia si model i vazhdimësisë së jetës qysh nga mijëvjeçari II pr.Kr. Në rrugën e vjetër nën Kaninë që nuk përmendet aty, sot është ndërtuar Baypassi.

   *Autori sipas CarloBo,shpreson të zhvillohet një shkencë ambicioze dhe e ndërgjegjshme shqiptare, misioni i denjë e tërheqës i së cilës të jetë qartësimi i situatës së vendbanimeve, kur vendi hyri për herë të parë nërrugën e historisë.

Pikërisht këto kritere kanë shumë vlerë në njëstudim ndaj duhet redaktori, si njohës i fushës së topografi-hartografi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat