Prit,
para se të shkërmoqet
qënia jeme ndër duer, prit.
Më thuej, a të përpëlitet andrra ndër sy,
po buzët , a belbëzojnë
fjalë të pakuptimta?
A e din si m'zhvoshket shpirti?
A kena të dy të njëjtat frikëna?
Prit , para se të rrëshqasin
manteli i mndashtë,
më thuej a e din si gërvishtet
lëkura nën thonj?
Çmendja asht gjendja ku strehohem
ndonji natë e para se të shembesh
mbi mue,
prit,
me m'vra e me m'dashtë
të duhen armët e mia ,
shpirt.