Zëri i parë n'Tokë i hyjnisë
i racës së parë t'njerëzisë!
N'kontinentin e përmbytur t'Atlantidës,
Kumbëllonte më parë zëri i bukur i Iliridës!
Para kohës Nuit e më vonë,
ishin pelakët (pelazgët) tonë!
N'Afrikën Veriore e në tërë Azinë,
po edhe n'Evropë ndërtuanë t'parë Shtëpinë!
Ishin t'parë pelazgë, më vonë iliro-arbror,
nga t'hibridizuarit t'bërë hor!
Prangosën zërin e t'parëve,
atë të iliro-shqiptarëve!
Me mijëra vite deri sot na huton,
zëri i prangosur n'errësirë i mbyllur n'beton!
Shkëlqen nga errësira del n'dritë përsëri,
për t'treguar dokumente nga arkeologjia me plotë madhështi!
Pa gjuhë t'parëve mbetet n'zbehtësi,
e kaluara s'ka vërtetësi!
Për t'kaluarën historike mijëvjeçare,
rëndësi ka gjuha e shqiptarëve!
Zëri i t'parëve çan muret e betonta t'mallkimit,
futë dritën e çlirimit!
Shkëputë prangat e errësisë,
tregon t'kaluarën historike t'njrëzisë!