Pash një Zot që t'ka fal
o njeri unë ty po t ‘lutem
duaje jetën nga Zoti i madh
t'flasim si njerëz e mos t'ngutem
Pash atë djep që t ‘përkundi
pash atë nënë, ata gji që t'rriti
pash ninullat që t'mori gjumi
pash atë babe që nipat priti
Pash atë kohë që kaluam bashkë
me kupto o i imi burrë
te dua o shpirt, përherë t'kam dashtë
je i vetmi nuk t'harroj kurrë .
Ndalu pak, heu pashë këta fëmijë
këta engjëj shpirti Zoti na i fali
t'betohem në këta dy sy
po dhe n ‘besë burrni shqiptari.
Nuk është faji tek ti dhe unë
nga poshtë-lartë erdhi e dikah tjetër
dhimbja m'nxori lot sa një lum
kujto fjalët besën e vjetër.
Pash njat Zot o shpirt ndal,
kujto ti t ‘tonën dashni
kujto kohen dhe m`fal
pash toke e qiell, mos prek këta fëmijë .
Janë si yje e dritë hëne
janë si engjëj n ‘qiell e tokë
fëmijët tu dhe bijë nëne
pash këtë jetë, mendo mirë sot .
Të betohem në jetë e Zot
do jetojmë në me dashni
burri i mençur i mbushur lot
n ‘ledhatim mori grua dhe fëmijë .
Oh sa gëzim e lumturi
u pajtuan burrë e grua
kalojnë jetën me dashuri
fëmijët rriten si trungu n'krua
Oh sa i mire n ‘shkollë është Premtimi
vetëm dhjetëshe n ‘studime Jeta
nuk u ndahet aspak Besimi
me dashni rritet Mirëjeta .
Shkuan ca vite me besim
jeta solli shumë ndryshime
familje e shendosh vendit shpëtim
është këngë dhe dashuria ime .
Pash një Zot që t'ka fal
pash lotët që derdhe ti
dashni, durim o shqiptar
të jetoj mëma Shqipëri
Te jetoj se Zoti e fali
t'shtohet e t'rritet kjo zonjë gjithësie
me uratën e Zotit, vajze e djalë pas djali
ti shtrijmë krahët e kësaj mbretërie .
Do jehoj, nder në kënga e gëzimi
n ‘tokë dhe n'qiell, nder ne dashuria
lavdia e kombit sot është Besimi
me ty ec përpara Shqipëria