Në Roganë,shpirti im ëndërron më tepër se në çdo vend tjetër, ëndërron me lulet nëpër livadhe, me hijet e pemëve dhe të zabeleve, me „Lulet Arka“ dhe, me “Kodrën e Brijës" dhe, me mallin e të dashurës sime, Thelës. Thela.
Ky ëndërrim i imi është një kujtesë një ndërmendje e ardhë nga ato të prushit një kremtim me fletë të mollës e të kitarës shpirt, në çdo stinë të vitit je qershi e kumbull!
Roganë, nëpër çdo shtëpi je gjuha shqipe, je shkronjë motër e gjithsecilës germë, je dashuri dhe forcë, je mbamendje kohërash gravitet, përqafim dhe përmallim i pafund.
Zemër, unë i rashë kryq e tërthor Evropës njoha vende, popuj dhe shumë kultura, por dashuria që ti më dha është udha që ndjek Roganë, krijo bombën e dashurisë, armën kundër të gjitha urrejtjeve!
Ndjek udhën e zemrës dhe të shpirtit, çliroje vetveten nga mbetjet e së kaluarës e nga mbetjet tribale. Thela, je indi i së bukurës në qenien time, je dardane, ilire, pellazge, je e dashura ime Roganë, dashuria është e para dhe jo fjala, I thoja Thelës, mikes sime nga fshati fqinj Shpirt, vetëm me ty libri më bie nga duart!...