Në qendrën lidhëse të komunitetit, The Bridge Gjilan u shënua për nder të ditës së gruas ekspozita ,,Nderimi i Gruas"!
Ekspozita ishte e hapur për 4 orë, ku përgjatë kesaj kohe dashamirësit e artit patën mundësinë të shijojnë punimet nga artistë gjilanasë.
Diellza Kurteshi është një artiste e re nga Gjilani e cila morri pjesë në ekspozita të ndyshme ndërkombëtare si:
Ekspozita "Bashkëjetesa natyrore dhe kulturore në Kosovë,e prezantuar në Bienalen e Venecia-s, Itali; Ekspozitë në Parlamentin Evropian në Strasburg, Francë; Ekspozitë e prezantuar në Ambasadën e Kosovës në Bern, Zvicër,;Ekspozitë e artit në Gjenevë;Ekspozita e artistëve të rinj kosovar në Milano, Itali për promovimin e vlerave kombëtare; Ekspozitë në njërin nga eventet më të mëdha artisike në botë, “WopArt”, Lugano; Ekspozitë në Muzeun Kombëtar, Prishtinë.
Drejtori për Kulturë Rini dhe Sport në Gjilan Z. Kushtrim Zeqiri përgjatë vizitës së tij uroi artisten për punimet e tyre.
Për cdo grua, vajzë dhe nënë u dhuruan lule të freskëta ne shenjë mirënjohje dhe nderimi.
