Më pëlqen të të dua,të të shoh, të të puth
Kur duart e tua më prekin duart e mia
dhe me shikimin e syve më përkëdhel
ma vë zemrën në lëvizje, shpirtin tim në rrezik
Kjo është një ndjenjë ngrohtësie joshëse,
miliona pika mbi trupat tonë.
bëhen lum i furishëm dalun nga shtrati
pas shirave të dendur në vapën tropikale
Pa e pritur vjen çasti kur humbas frymën,
shpirti dhe zemra në ekstazë më lënë
gjithë trupi im duke u dridhur në lutje
kthejuni të gjitha, në emër të dashurisë
Le të jemi një çdo natë,
le të jemi dita e njëri-tjetrit
Natë e ditë, së bashku i dashuri im
Unë nuk u ndjeva kështu,
Unë kurrë nuk kam kërkuar praninë e të tjerëve,
Ti je i pari dhe do jesh i fundit,
le të duam përsëri, përsëri dhe përsëri ...